AGIKOS dhe Partnerët
“AGIKOS” është një shoqëri që i ka fillimet e saj në vitin 2009. E organizuar në një mënyrë shumë bashkëkohore si në ide, projekte, staf dhe menaxhim, ka krijuar një filozofi totalisht të re të banesës në Kosovë. Klientët tanë janë frymëzimi ynë për ide dhe projekte të reja. Realizimi në mënyrë cilësore është detyra jonë. Shtëpia është streha e paqes dhe e qetësisë së çdo kujt.
Funksionaliteti, cilësia, vendndodhja dhe komoditeti janë specialiteti ynë.
AGIKOS si kompani ndërtimore përveq projekteve që ka në Kosovë, ajo aktivitetin e saj e ka shtirë edhe në Shqipëri, duke krijuar partneritet me një ndër kompanitë më të njohura në rajon AGIKONS e cila njëherit është edhe lider në industrinë e ndërtimeve, e specializuar në ndërtimin e rezidencave, apartamenteve dhe vilave luksoze me c'rast përmendim prejektet: "Kodra e Diellit 1" në Tiranë, "Marea-Resort" - Mali i Robit, Rezidenca "Gjiri i Bougainville Bay" në Sarandë.
Kjo kompani vazhdon rrugëtimin e saj drejtë një game të gjërë projektesh të reja si: "Kodra e Diellit 2" në Tiranë, "teraca e Ullinjëve " në Dhërmi, dhe projektet në Prishtinë.